Flash News

KRYESORE

Kapen 500 kg marijuanë Shqipërie në Itali, arrestohen dy skafistët shqiptarë

Kapen 500 kg marijuanë Shqipërie në Itali, arrestohen dy

Policia italiane ka mundur të sekuestroje një tjetër sasi të madhe lënde narkotike. Efektivë të Guardia di Finanza dhe ushtarët e Departamentit të Operacioneve Aeronaval kanë mundur të sekuestrojnë një sasi prej 500 kg marijuanë dhe të arrestojnë dy shqiptarë, që ishin në rolin e skafistëve.

Sipas mediave italiane, droga u kap në brigjet e Salentos në sajë të operacionit të koduar "Themis 2018" në një gomone 7 metra të gjatë me një motor 200 kuaj fuqi dhe vinte nga Shqipëria.

Në pranga kanë rënë dy kontrabandistë shqiptarë, përkatësisht S.K. 45 dhe S.F. 34 vjeç dhe akuzohen për trafikim ndërkombëtar të drogave.

Nëse droga do të shitej në treg, sasia e kapur do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.

Ditët e fundit në Itali janë kapur disa ngarkesa të mëdha me lëndë narkotike dhe kanë rënë në pranga disa shtetas shqiptarë.

Të fundit