Flash News

KRYESORE

Kapen 562 kg drogë në fuoristradën e “prishur”, arrestohet shoferi i karroatrecit

Kapen 562 kg drogë në fuoristradën e “prishur”,

Sekuestrohet një sasi prej 562 kg kanabis sativa në aksin Rrogozhinë-Kavajë, ndërsa në pranga ka rënë një person.

Policia sqaroi se droga u gjet në një automjet tip “Fuoristradë”, e cila po transportohej me karroatrec, sikur ishte me defekt.

Kështu, në pranga ka përfunduar shoferi i karroatrecit, Sajmon Beqiraj 25 vjeç, banues në Frakull të Fierit.

Policia ka shpallur në kërkim shoferin e “Fuoristradës” dhe tre persona të tjerë që dyshohet se janë implikuar në këtë rrjet trafikimi.

 

 

Të fundit