Flash News

KRYESORE

Kapen me 58 kg kanabis, arrestohen dy shqiptarë

Kapen me 58 kg kanabis, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 27 dhe 31 vjeç, janë arrestuar nga policia greke në afërsi të Artës. Sipas policisë dy shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duken ngarkuar sasinë prej 58.4 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa.

Policia sqaron se, lënda narkotike ishte e vendosur në 53 pako të izoluara me celofan.

Autoritetet thanë se dy shqiptarët e kishin fshehur drogën në një zonë bujqësore dhe herë pas here ngarkonin nga ai vend sasi të ndryshme, të cilat i dërgonin në Athinë, ku edhe shpërndaheshin prej bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë.

Për transportimin e drogës ata përdornin edhe dy autovetura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të fundit