Flash News

KRYESORE

Kapen 650 kg kokainë në Itali, mes të arrestuarve edhe i riu nga Tirana  

Kapen 650 kg kokainë në Itali, mes të arrestuarve edhe i riu nga

Policia italiane ka sekuestruar një sasi rekord kokaine në Livorno dhe ka vënë në pranga pesë person, mes tyre një shqiptar.

Policia ka mundur të bllokojë një sasi prej rreth 650 kg kokainë, si dhe ka arrestuar Salvatore Casamonica, Silvano MandolesI, Tomislav Pavlović, Marcello Schiaffini, si dhe shqiptarin Dorian Poteku, 31 vjeç nga Tirana.

Sipas artikullit në medit italiane, Policia e Shtetit në Tiranë njoftoi se operacioni i koduar "Brasile Loë Cost", me autoritetet italiane ishte i përbashkët, në sajë të të cilit u lokalizua dhe arrestua 31-vjeçari Petoku, i cili mbante lidhjet me trafikantët në Brazil.

Sipas mediave italiane, i riu ka shkruar disa herë në Brazil në qytetin e São Paulo, në përpjekje për të siguruar me anë të ryshfeteve ndaj zyrtarëve të doganave, shmangien e çdo kontrolli në aeroportin e metropolit brazilian.

Sasia e drogës së fshehur në kontenier ishte për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras dhe kishte nisur që më 15 janar.

Të fundit