Flash News

KRYESORE

Kapen 700 kg drogë shqiptare; në super-aksionin në Itali arrestohen 17 persona

Kapen 700 kg drogë shqiptare; në super-aksionin në Itali

700 kilogram marijuanë janë kapur në zonën e Barit nga autoritetet italiane. Droga dyshohet se ka mbërritur në brigjet italiane nga Shqipëria dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e miliona eurove.

Në këtë super-aksion të policisë italiane kanë rënë në pranga 17 persona, të akuzuar për disa vepra penale, përfshirë trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike. Për 12 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pesë të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publik nga mediat.

Operacioni është organizuar në disa qytete si Bari Fasano dhe Leçe, ndërkohë që grupi ishte nën monitorim që prej vitit 2016-të dhe dyshohet se kishte lidhje me ‘Sacra Corona Unita’.

Të fundit