Flash News

KRYESORE

Kapen me 48 kg kanabis dhe 97 fidanë në kubikë, pranga dy vlonjatëve pas denoncimit nga qytetarët

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi në banesën e tyre u gjetën 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë.

Operacioni policor "Prita" u zhvillua në lagjen "24 Maji", pas informacionit të adresuar nga qytetarët në Polici.

“Operacioni është zhvilluar në lagjen "24 Maji" Vlorë, ku në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim”, sqaron policia.

Të fundit