Flash News

KRYESORE

Kapen me kokainë dhe heroinë, goditet grupi i trafikantëve në Itali, mes tyre dy të rinj shqiptarë

Kapen me kokainë dhe heroinë, goditet grupi i trafikantëve

Policia italiane ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, në sajë të të cilit janë arrestuar 4 persona.

Mes të arrestuarve, janë edhe dy shqiptarë, përkatësisht 29 dhe 38 vjeç. Operacioni i koduar “Bogota” u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit dhe sipas ‘La Reppublica’, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Ata u kapën me një sasi të madhe droge, 600 kg marijuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë.

 

 

 

 

 

Të fundit