Flash News

KRYESORE

Kapen me pistoletë silenciator, arrestohen dy të rinjtë nga Durrësi, si u pikasën nga policia

Kapen me pistoletë silenciator, arrestohen dy të rinjtë nga

Dy të rinj nga Durrësi kanë rënë në prangat e policisë, pasi në mjetin me të cilin ata po lëviznin u është gjetur një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike cannabis sativa.

“Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier gjatë patrullimit në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit Fier, ka konstatuar një automjet Renault që kryente lëvizje të dyshimta dhe porsa ka parë makinën e policisë është larguar me shpejtësi.

Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të automjetit si dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera, ku menjëherë në ndihmë të tyre janë nisur forca të tjera policore të DVP Fier.

Gjatë ndjekjes njëri prej pasagjerëve ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë kapur në flagrancë.

Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

F.K, 22 vjeç, banues në Durrës, drejtuesi i mjetit, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Armbajtje pa leje".

K.Gj, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallzim krimi"

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P, 29 vjeç, banues në Durrës, me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj pronës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.P, Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë gjetur 40 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Të fundit