Flash News

KRYESORE

Kapen në Igumenicë shtetasit grekë me 200 kg kanabis  

Paraditen e sotme janë arrestuar në Igumenicë 2 shtetas grekë me 198 kg kanabis.  Grekët u arrestuan nga operacioni i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Greke.

Policia kufitare e Livadhjasë në Sarandë konstatoi disa persona që po transportonin çanta dhe njoftuan autoritetet kufitare greke të Igumenicës.

Pas kontrolleve në zonë, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Dhafni” të Filatit, Policia e Igumenicës ka kapur 2 shtetas grekë, konkretisht E.K. 50 vjeç banues në Trikalla dhe G.S. 51 vjeç, banues në Athinë, të cilët transportonin me një mjet “Mercedes”, të marrë me qira nga shtetasi E.K., rreth 198 kilogramë lëndë narkotike.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarët që dyshohet se u kanë shitur drogën dy grekëve të arrestuar.

Të fundit