Flash News

KRYESORE

Kapen në Itali 137 kg kokainë dhe hashash, në pranga 32 persona, mediat: Vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda

Kapet në Itali një sasi e madhe droge, si dhe janë vë në pranga 32 persona të dyshuar.

Mediat italiane shkruajnë se Guardia di Finanza, nën mandatin e Prokurorisë Publike në Bergamo ka sekuestruar një sasi prej 137 kg drogë, përfshirë kokainë dhe hashash, ndërsa u kryen 32 arrestime nga një operacion i zhvilluar midis disa zonave si në Bergamo, Monza, Reggio Emilia, Brescia dhe Bolzano.

Të arrestuarit kanë origjina të ndryshme, por pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Sipas mediave në Itali, droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.

Ndërkohë, në treg, ata do ta tregtonin kundrejt 6 milionë eurove.

Të fundit