Flash News

KRYESORE

Kapen në Portin e Durrësit 11 kg heroinë, si u gjetën 25 pako të fshehura me qen antidrogë

Kapen në Portin e Durrësit 11 kg heroinë, si u gjetën 25

Kapen në Durrës 11 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Sipas policisë, droga u gjet nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë, në mjetin tip Opel, me drejtues A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër.

Shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar në brendësi të automjetit, në gomën rezervë, 25 pako me lëndë narkotike.

Nga operacioni, u arrestu shoferi i mjetit ‘Opel’.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S. shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", njofton policia.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-17-at-09.36.37.mp4"][/video]

Të fundit