Flash News

KRYESORE

Kapet me 100 kile drogë në makinë, arrestohet i riu në Vlorë

Kapet me 100 kile drogë në makinë, arrestohet i riu në

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorë pasi iu gjet dhe sekuestrua në makinë 100 kile drogë.

Burime të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast operacioni i koduar ”Shigjetat” është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë.

Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekustruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e lartëpërmendur si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.

Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal” ,” njofton policia..

 

Të fundit