Flash News

KRYESORE

Kapet 150 kg drogë në Janinë, dy trafikantë në pranga, njëri prej tyre shqiptar

Kapet 150 kg drogë në Janinë, dy trafikantë në pranga,

Policia greke ka sekuestruar një sasi lënde narkotike në kufirin e gjelbër shqiptar me Greqinë.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, droga e llojit marijuanë, një sasi prej 150 kg,  u kap në Janinë në një automjet në rrugën “Egnatia”.

Në sajë të këtij operacioni në pranga kanë rënë dy persona, një grek, 46-vjeç, i cili ishte edhe shoferi i automjetit me të cilin po transportohej droga e ndarë në 87 pako.

Në pranga përfundoi edhe një  shqiptar,  35 vjeç i cili do të merrte në dorëzim ngarkesën me drogë.

Të fundit