Flash News

KRYESORE

Kapet me 63 kile marijuanë në banesë, arrestohet 34-vjeçari

Kapet me 63 kile marijuanë në banesë, arrestohet

Policia ka sekuestruar 63.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë në kuadër të operacionit të koduar "JERAN" dhe ka arrestuar një 34-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale V.Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe.

Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283 Kodit Penal.

 

Të fundit