Flash News

KRYESORE

Kapet 8 ton drogë në Itali, në pranga një femër trafikante

Kapet 8 ton drogë në Itali, në pranga një femër

Policia italiane vijon të sekuestrojë sasi të mëdha me lëndë narkotike.

Këtë herë, në karabinierët e Napolit kanë mundur të sekuestrojnë një sasi prej rreth 8 tonë kanabis sativa. Droga e gjetur në një magazinë dhe  ndarë në 12 kuti prej druri u gjet në rajonin e Kampanjës.

Në pranga ka përfunduar një femër e moshës 47-vjeçare dhe mësohet se është pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike kapte vlerën e 80 milionë eurove dhe shënon ngarkesën më të madhe të kapur ndonjëherë në këtë rajon.

 

Të fundit