Flash News

KRYESORE

Kapet adoleshenti që plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tiranë

Kapet adoleshenti që plagosi me thikë 23-vjeçarin në

Mbrëmjen e djeshme një 23-vjeçar u plagos me thikë nga një adoleshent. Ngjarja ndodhi në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, 18 vjeçarin me inicilaet L.H.

Aktualisht 23-vjeçari L.T ndodhet në spital, pasi ka marrë plagë të rënda.

Çfarë njofton policia

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti, ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

 

Të fundit