Flash News

KRYESORE

Kapet me drogë dhe armë, arrestohet inspektori i policisë

Kapet me drogë dhe armë, arrestohet inspektori i policisë

Një punonjës i policisë ka rënë në parngat e policisë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua lëndë narkotike dhe armë pa leje.

Burime zyrtre të policisë bëjnë me dije se është arrestuar punonjësi i policisë, inspektor Bujar Mehmeti 42 vjeç nga Delvina.

Mehmeti akuzohet për ‘ Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve’.

Sipas poicisë nga kontrolli i ushtruar ne banesen ne pronesi te Mehmetit dhe ambienteve perrreth saj, u gjeten dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale 1 qese e dyshuar me lenden narkotike Cannabis Sattiva me peshe 118 gram dhe 1 arme zjarri model 56 kalibri 7.62 mm.

Materialet do t’i kalojne Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Sarande per hetime te metejshme.

Të fundit