Flash News

KRYESORE

Kapet i riu në rrugën e “Barrikadave” për kontrabandë ilaçesh, në kërkim administratori i firmës farmaceutike

Kapet i riu në rrugën e “Barrikadave” për

Goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore në Tiranë. Aksioni i asistuar nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në rrugën e “Barrikadave” ka vënë në pranga një 22-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim administratori i një subjekti farmaceutik.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në rrugën e “Barrikadave”, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për kontrabandë medikamentesh mjekësore i shtetasit:

A.Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip “Seat”, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjencisë Kombëtare të kontrollit të barnave, si dhe u shpall në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit L.Ll., (administrator i një subjekti farmaceutik)”, sqaron policia.

Të fundit