Flash News

KRYESORE

Kapet me 204 kg drogë drejt Malit të Zi, pranga 33-vjeçarit nga Shkodra, një tjetër në kërkim

Kapet me 204 kg drogë drejt Malit të Zi, pranga 33-vjeçarit nga

Sekuestrohen 204 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në Shkodër, si dhe ka rënë në pranga një person.

Në sajë të operacioni të koduar “Liqeni”, u arrestua M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, pasi bashkë me një tjetër të shpallur në kërkim, po kryenin transportin e drogës nga Shkodra drejt Malit të Zi.

Njoftimi i policisë:

illua operacioni i koduar “Liqeni“, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B, 35 vjeç, banues në Shkodër

Në bazë të informacioneve policore dhe punë operative policore të bërë në lidhje me një grup kriminal që kryenin organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit të sotëm është marrë informacion se dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është zhvilluar operacioni i koduar “Liqeni”.

Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e shtetasit M.K si dhe u shpall në kërkim D. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg Marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit D.B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a/2 -22 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Të fundit