Flash News

KRYESORE

Kapet me armë, bizhuteri dhe 14.600 mijë euro, në pranga i riu nga Lezha

Kapet me armë, bizhuteri dhe 14.600 mijë euro, në pranga i riu

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, pasi u kap në makinën  e tij “Lancia” me një armë zjarri, një sasi bizhuterish dhe një sasi prej 14.600 eurosh.

Sipas policisë në pranga ka rënë Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë dhe dyshohet se paratë dhe bizhuteritë i ka siguruar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Njoftimi i policisë: 

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan :

– Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë

– 14.600 Euro

– Një sasi bizhuterish

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Në ngarkim të tij veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit