Flash News

KRYESORE

Kapet me kokainë me vlerë 1 milion euro, arrestohet trafikanti shqiptar

Kapet me kokainë me vlerë 1 milion euro, arrestohet trafikanti

Gjatë një kontrolli të automjeteve në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia ka konfiskuar 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë të tregut të zi prej rreth 1.1 milion euro.

Droga ishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës, sqaron policia kriminale në Aalen.

Prej një kohe të gjatë, ata e kanë pasur nën vëzhgim shqiptarin 30-vjeçar, si një anëtar i dyshuar i një bande të trafikimit të lëndëve narkotike nga zona e Aalen.

Në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, mjeti i tij ishte ndaluar qëllimshëm në autostradën A3.

30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen.

Në rrethinën e Ludëigshafenit, ai ishte lajmëruar me identitet të rremë.

Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Që atëherë, ata kanë qenë në paraburgim. Albinfo.ch.

Të fundit