Flash News

KRYESORE

Kapet në det një gomone me 600 kg drogë, po nisej nga Vlora në Itali, arrestohen dy skafistët shqiptarë

Kapet në det një gomone me 600 kg drogë, po nisej nga Vlora

Policia e Shtetit njoftoi sot per nje tjeter operacion te përbashkët antidrogë për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë Italiane.

Pas aktivizimit të alarmit nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri në orët e vona të natës së djeshme ka filluar nê det një operacion antitrafik.

Falë një pune të përbashkët të , Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex u finalizua me sukses ndalimi i një gomoneje, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë.

Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.

Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë Marjiuanë.

Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.

Më pas falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, QNOD, Rojes Bregdetare, GdF dhe Frontex, u finalizua me sukses operacioni ku u bllokua gomonia me dy skafistët dhe lëndën narkotike.

Rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Të fundit