Flash News

KRYESORE

Kapet në Durrës i shumë kërkuari nga drejtësia italiane, kërcënoi prokurorët: Do ta paguani shtrenjtë!

Kapet në Durrës i shumë kërkuari nga drejtësia

Është arrestuar nga policia e Durrësit i shumë kërkuari nga drejtësia italiane, Durim Keçi. Ai është akuzuar në Itali për trafik droge, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas është kapur nga Drejtoria e Krimit të Organizuar. Emri i tij është i njohur për autoritetet shqiptare dhe italiane.

Madje, mësohet se 42-vjeçari ka kërcënuar prokurorët e antimafias italiane, të cilëve u është drejtuar ‘Atyre të dyve do ti bëja të ma paguanin shtrenjtë!’.

Ai do të ekstraohet drejt vendit fqinj, ku do të kryejë dënimin prej 9 vite e 7 muaj burg.

 

Të fundit