Flash News

KRYESORE

Kapet në Fushë-Krujë i shumëkërkuari nga Tirana për trafik femrash dhe krime ndaj fëmijëve

Kapet në Fushë-Krujë i shumëkërkuari nga Tirana

Kapet për llogari të drejtësisë italiane një i shumëkërkuar  për një sërë veprash penale.

Bëhet fjalë për Flamur Korrikun 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në Fushë-Krujë, pasi ishte i shpallur nga autoritetet ndërkombëtare dhe ishte dënuar me 6.3 vjet burg në mungesë.

Korriku akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve” si dhe “Falsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Të fundit