Flash News

KRYESORE

Kapet në Sarandë 70-vjeçari francez me mbi 100 mijë euro, detajet nga policia

Kapet në Sarandë 70-vjeçari francez me mbi 100 mijë euro,

Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të fundit