Flash News

KRYESORE

Kapet nga policia duke vjedhur, plumb në gjoks shqiptarit në Itali

Kapet nga policia duke vjedhur, plumb në gjoks shqiptarit në Itali

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri nga policia italiane gjatë një aksioni për kapjen e e tij dhe dy personave të tjerë në një automjet të vjedhur.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Pontecagnano të Italisë, njëri nga karabienierët sipas mediave vendase është rrëzuar aksidentalisht dhe pa dashje ka shkrehur armën e zjarrit. Për pasojë, plumbi ka qëlluar njërin nga autorët që po ndiqte Policia Rrugore Sala Consilina, fillimisht me makinë dhe më pas në këmbë.

Plumbi e ka prekur atë në gjoks dhe aktualisht 42-vjeçari shqiptar është në gjendje të rëndë në spitalin Ruggi. Ndërkohë dy autorët e tjerë duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen dhe janë në kërkim nga policia.

 

 

 

Të fundit