Flash News

KRYESORE

Kapet një killer me pagesë, ishte nisur nga Tirana për të kryer një vrasje me silenciator

Kapet një killer me pagesë, ishte nisur nga Tirana për të

Një person 48-vjeç është arrestuar pasi u kap me armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje.

Gentian Bajramaj, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje, sipas policisë ishte nisur nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, ku do kryente një vrasje me pagesë.

"Policia i sekuestron një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje.

Dyshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte armë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Mision i pamundur".

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Gentian Bajramaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa traga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje"", sqaron policia.

Të fundit