Flash News

KRYESORE

Kapet skafi me 550 kilogramë drogë në Itali, arrestohen dy skafistët

Kapet skafi me 550 kilogramë drogë në Itali, arrestohen dy

Një skaf me 550 kilogramë marijuanë, e nisur nga Shqipëria, është kapur nga policia Italiane në zonën e Brindisit.

Në pranga ranë dy shtetas, një shqiptar dhe një italian, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Për këtë ngjarje reagoi edhe policia shqiptare e cila tha se aksioni ishte i përbashkët ndërsa bën të ditur se në të dyja vendet po vijojë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Pak ditë më parë në Itali u ndalua një tjetër skaf me drogë i nisur nga brigjet shqiptare. edhe gjatë këtij aksioni policia arrestoi dy shtetas shqiptarë të cilët ishin në mjetin lundrues.

 

Të fundit