Flash News

KRYESORE

Kapexhiu përplaset me Veliajn: Rikonstruksioni i teatrit, si tulla ime me kaçurrela

Kapexhiu përplaset me Veliajn: Rikonstruksioni i teatrit, si tulla ime me

Gjatë dëgjesës me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pati përplasje dhe kontestime nga një pjesë e artistëve.

Ata nuk ishin dakord me përfundimin e arkitektëve se godina e teatrit është e degraduar dhe nuk përmbush kushtet teknike për tu rikonstruktuar.

Ky fakt ka nxitur reagimin e artistit të njohur, Bujar Kapexhiu. Ai tha me ironi se teatri mund të rikonstruktohet aty ku ndodhet aktualisht, njësoj si tulla e tij, nëse ai dëshiron.

“Ky teatër është nga ana emocionale, kulturore, jam i mendimit që të ruhet. Folën inxhinierët për mangësitë e teatrit, padyshim që i ka të gjitha, hajde pra i rregullojmë me të njëjtat parametra. Nuk ka asgjë që nuk mund të bëhet, edhe tulla ime mbushet me flokë dhe kaçurrela, por kam rënë rehat dhe nuk dua. Vërtet që ka mungesa, por mund të ruhen dhe ndërtohet mbi këtë, në çfarë stili që të duash. Unë them të ndërtohet një teatër madhështor dhe i bukur, por këtë mund ta ndërtojë vetëm shteti”, u shpreh Kapexhiu.

Të fundit