Flash News

KRYESORE

Kapexhiu tregon si i kaloi vitet e dënimit në beton: Isha punëtor i jashtëzakonshëm; punoja me dy turne

Kapexhiu tregon si i kaloi vitet e dënimit në beton: Isha punëtor

Aktori, regjisori, karikaturisti Bujar Kapexhiu në festivalin e 11-të të Këngës në dhjetor të vitit 1972 u dënua për tre vite duke bërë punë krahu, pasi prezantuesi guxoi të dilte në skenë me favorite të gjatë e të drejtonte si kolegët italianë të Sanremos.

I ftuar në “Provokacia” në ABC News, ai tregoi për Mustafa Nanon se si e kaloi atë periudhë, të cilën e konsideron dhe të bukur.

“Unë them kam qenë punëtor i jashtëzakonshëm sepse isha i fuqishëm. Merresha gjithmonë me sport. Kur shkova në Kombinat, ishin ca karroca që merrnin tuba të mëdha betoni. Unë me nje mikun tim të fuqishëm bëmë kërkesë që do merreshim vetë me atë punë. Isha 29-vjeç kështu që punoja shumë. Kisha dhe një gjë të bukur shumë që kur bënim mbledhje mblidheshim të gjithë punëtorët dhe thonim se kush do të punojë dy turne, kush do shkojë në fabrikë të mbushë thasët Isha unë i vetmi që ngrija dorën.

Në vitin 1973 mu ndalua botimi dhe pas dy vitesh pune, shkoja here pas here për t’iu thënë nëse mundesha të botoja sepse mendoja se duke botur mund të zbehej ajo puna borgjeze”, u shpreh Kapexhiu.

https://politiko.al/bujar-kapexhiu-tregon-per-xhaketen-qe-mori-borxh-per-te-drejtuar-festivalin/

Të fundit