Flash News

KRYESORE

Kapiteni i Skënderbeut ekspert në parashikimin e ndeshjeve, gjen rezultatet e sakta të grupit G dhe H

Të shtunën, kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” në “News 24”, ku ndër të tjera iu kërkua të parashikonte tre ndeshjet e ditës së diel.

“Fiton Anglia, barazim Japonia me Senegalin dhe fiton Kolumbia”, ishin parashikimet e Shehit, të cilat rezultuan të sakta.

Anglia mposhti Panamanë me rezultatin 6-1, Japonia dhe Senegali u ndanë në barazim 2-2, ndërsa Kolumbia mposhti Poloninë 3-0.

Shehi aktualisht është në negociata me presidentin Takaj për tu berë trajner i ekipit, i cili është dënuar nga UEFA me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë për trukimin e disa ndeshjeve europiane dhe shqiptare.

Të fundit