Flash News

KRYESORE

Kapiteni Tom Moore mbedh 34 mln euro për stafin mjekësor në Angli dhe emërohet Kolonel në 100 vjetorin e lindjes

Kapiteni Tom Moore mbedh 34 mln euro për stafin mjekësor në Angli

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore në Britani, që po mbledh miliona euro për punonjësit e kujdesit shëndetësor në mesin e pademisë së koronavirusit, ka festur ditëlindjen e tij të 100-të. Kapiteni Tom Moore, i cili ka krijuar një legjion fansash në të gjithë botën përmes përpjekjeve të tij për mbledhje fondesh, u bë kolonel nderi në ditëlindjen e tij të 100-të të enjten.

Njëqindvjeçari ka arritur të mbledh deri më tani rreth 34.3 milion euro për shërmbimin kombëtar të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, një rritje e jashtëzakonshme nga targeti fillestar i tij për të mbledhur vetëm 1.000 pound. Ai bëri njëqind xhiro rreth kopshtit të tij në ditëlindjen e 100-të, të cilën e përfundoi në mes të prillit. Rreth 140 mijë letra i janë dërguar Kapitenit Tom për ditëlindjen e tij.

Të Mërkurën, në prag të ditëlindjes së tij, oficeri komandues i Batalionit të I-rë, Regjimenti i Yorkshire, e vizitoi atë në shtëpi në Bedfordshire për ta informuar për emërimin e tij të ri, dhe për ta prezantuar atë me Medaljen e Mbrojtjes - një medalje e dhënë për ata që shërbyen në Luftën e Dytë Botërore - dhe Medaljen e Regjimentit të Yorkshire - ish-regjimenti i tij.

Të fundit