Flash News

KRYESORE

Kapja e 613 kg drogë/ Gjykata lë në burg dy të arrestuarit e “Arbi Garden”, avokati Haxhia: S’ka prova!

Kapja e 613 kg drogë/ Gjykata lë në burg dy të arrestuarit e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën 'arrest me burg' për dy të arrestuarit  në portin e Durrësit, ku u kapën 613 kilogramë kokainë.

Donaldo Lushaj, pritësi i mallit të "Arbi Garden" dhe Armando Pezaku, shoferi, janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme.

Avokati i Donaldo Lushajt, Maks Haxhiaj është shprehur klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk është paraqitur asnjë provë e fortë kundër tij.   

“Gjithçka është e qartë; Lushaj nuk është menaxher i kompanisë dhe në organet drejtuese të  saj. Ai paguhet me 25 mijë lekë në muaj. Ndaluan një grup punëtorësh dhe s’kemi çfarë të fshehim", u shpreh Haxhiaj.

Po ashtu dhe avokati i Armando Pezakut është shprehur se klienti i tij është i pafajshëm pasi është thjesht një shofer i punësuar 5 muaj më parë.

Të fundit