Flash News

KRYESORE

Kapja e 613 kg kokainë, gazetari jep detaje: Ka biseda të regjistruara mes personave të arrestuar dhe ...

Kapja e 613 kg kokainë, gazetari jep detaje: Ka biseda të regjistruara

Gazetari Trashgim Sokolaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e zhvilluar nga policia që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë.

Në emisionin ‘Arena’, gazetari Sokolaj u shpreh se policia ka pasur dijeni për ngarkesën dhe dy personat e arrestuar kanë qenë në mbikëqyrje që në momentin që kamioni ka mbërritur në portin e Durrësit.

Sokolaj u shpreh gjithashtu se ka regjistrime telefonike mes dy personave të arrestuar dhe personit që është në kërkim.

“Policia ka pasur informacion paraprak në lidhje me ngarkesën. Të dy personat e arrestuar kanë qenë në mbikëqyrje që në momentin që kamioni ka ardhur në port në datën 19.

Ka biseda të dy personave të arrestuar me personin që është në kërkim ku i thonë kaluam procedurat. Ata kanë qenë në mbikëqyrje.

Në aksion kanë marr pjesë mbi 100 policë dhe kanë qenë edhe prokurorët.

Një nga personat e implikuar është person me procentë penal”, u shpreh ndër të tjerash gazetari.

Të fundit