Flash News

KRYESORE

Kapja e 613 kg kokainë, BE: Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit

Kapja e 613 kg kokainë, BE: Kriminelët nuk mund të fitojnë

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka përgëzuar policinë pas aksionit ku u sekuestruan 613 kg kokainë. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit, thotë BE, teksa shton se shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës”, thuhet në reagimin e BE.

Të fundit