Flash News

KRYESORE

Kapja e 613 kg kokainë në Durrës, Vasili thirrje DEA-s: Stacionohu në Shqipëri!

Pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Durrës mbrëmjen e djeshme, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Vasili i bën thirrje Departamentit të Antidrogës së Amerikës që të stacionohet në Shqipëri pasi, sipas tij, droga dhe krimi i organizuar në vendin tonë është bërë rrezik kombëtar e rajonal.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kapja e sasise shokuese te kokaines eshte prove e kthimit te shqiperise ne vend shume te rrezikshem te trafikut nderkombetar te drogave te renda dhe i krimit te organizuar.

Roli i partnereve nderkombetare i pacmueshem 

Kreu i antimafias italiane e paralajmeroi qarte ne Tirane jo me larg se dje..vetem kryeministri nuk e degjoi,si duket ishte i zene me organizimin e kesaj qe i deshtoi sot.

Ne SHBA kemi kerkuar qe DEA te stacionohet ne Shqiperi.

Riperserisim sot me force qe DEA duhet patjeter te stacionohet ne Shqiperi pasi droga dhe krimi i organizur ne Shqiperi eshte bere rrezik kombetar dhe rajonal dhe koha nuk pret me perpara se te jete shume vone.

Të fundit