Flash News

KRYESORE

Kapllanaj: Do kandidoj për Mallakastrën, por jo me 30 qershor

Kapllanaj: Do kandidoj për Mallakastrën, por jo me 30 qershor

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka konfirmuar kandidimin e tij, por duke iu përgjigjur shqetësimit të mallakastriotëve ai tha se do hyjë në zgjedhje, por jo në 30 qershor. Sipas tij në këtë ditë nuk ka asnjë shans të zhvillohen zgjedhje.

“Kam marrë shumë mesazhe nga ju dhe e mirëkuptoj shqetësimin tuaj kur thoni: Çfarë do bëhet? Kandido!

Sigurisht që do të kandidoj. Sigurisht që do të votohem. Sigurisht që do të futemi në zgjedhje, por jo në 30 qershor”, u shpreh Kapllanaj.

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Mallakastër, ku para demokratëve u shpreh, “Atë mëngjes të së shtunës para protestës së 16 shkurtit kur shqiptarët e panë të  bashkuar Mallakastrën, ishte një orë vendimtare për shpresën që lindi. Sot kjo shpresë rrëzëllin në mbarë vendin”.

Më tej Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me 11 Maj në protestën që pritet të jetë masive.

Të fundit