Flash News

KRYESORE

Karabina paralajmëron krahun e djathtë të Lindita Nikollës: Plarent Ndreca po pengon punën në Ministri

Karabina paralajmëron krahun e djathtë të Lindita Nikollës:

Pas vendimit për të pezulluar nga puna drejtoreshën e Arsimit në Vlorë, Albana Hodaj, ministrja Mirela Karabina ka paralajmëruar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.

Ndreca njihet si një bashkëpunëtorët më të afërt të Lindita Nikollës, kur kjo e fundit drejtonte këtë institucion, dhe ishte ai që mori përsipër përgjegjësinë publike për skandalin me maturën shtetërore.

Sipas Karabinës, Plarent Ndreca është duke ushtruar presion mbi drejtoritë arsimore dhe në administratën e ministrisë për të mos zbatuar urdhrat e ministres dhe promovuar sjellje në kundërshtim me etikën.

“Në drejtori të tjera rajonale të arsimit është konstatuar se (sjellje në kundërshtim me etikën) janë të imponuara nëpërmjet presionit të ushtuar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit z. Plarent Ndreca. Ndërkohë denoncimeve të përcjella nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Sportit pranë organeve të prokurorisë në rrethe, në përputhje me masat e përcaktuara në Vendimin Nr. 473, datë 01.06.2017, sipërcituar, Sekretari i Përgjithshëm jo vetëm që nuk ka qene bashkëpunues në këtë proces, por vijon të pengojë duke ushtruar presion konstant në administratën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministres Karabina.

Të fundit