Flash News

KRYESORE

Karafili si qetësues natyral, benefitet që mund të përftojmë nga erëza me origjinë të lashtë

Karafili si qetësues natyral, benefitet që mund të

Karafili është një erëz që mund të kultivohet fare lehtë në një vazo.

Emri shkencor i tij është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Vetitë mjekësore të karafilit janë të shumta, pasi kokrrat e tij përmbajnë flavonoide, taninë dhe përbërje shumë të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze. Në mesjetë ka qenë një erz e përdorur për shumë sëmundje. Living.al shkruan për vetitë e tij.

Anti-inflamator

Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit.

Përmirëson tretjen

Të marra në formën e çajit, kokrrat e karafilit njihen për vetitë e tyre tretëse. Ndihmojnë në punën e stomakut dhe largojnë gazrat e tepërta inestinale.

Karafili lufton aromën e keqe të gojës

Nëse e përtypim, mund ta largojë në sekondë erën e padëshiruar.

Për dhimbjen e dhëmbëve

Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta.

Dhimbje koke

Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji i tyre është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar lodhjen mendore.

Antimikrobik

Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Për të konservuar ushqimn. Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella

Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Të fundit