Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor’, një deputet kërkon ndëshkimin e gazetarit Fevziu pas etiketimit që ju bëri kolegëve
Deputeti Myslym Murrizi, i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa ndaj moderatorit Blendi Fevziu për shkak të cilësimeve që gazetari i ka bërë deputetëve të rinj në Parlament.
Përmes një letre drejtuar AMA, Murrizi shpjegon arsyet pse kërkon që të merren masa. Bëhet fjalë për emisionin e së hënës, ku përballë Fevziut ishte presidenti Ilir Meta.
Sipas Murrizit, Fevziu është shprehur me fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës parlamentare duke i quajtur “karagjozë e me një nivel mizerabël kultoror”.
Çfarë tha Fevziu në emision:
“Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?”.
“Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm”, thotë Murrizi.
Letra e plotë e Murrizit, drejtuar AMA-s
Shqetësimi që më duhet të përcjell tek Ju, merr shkas nga ajo që ka ndodhur ditën e Hënë, datë 25 Maj, gjatë transmetimit të një bisede të zhvilluar në studion e emisionit Opinion, programacion i Klan TV në cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit Mediatik Auidioviziv.
Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).
Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli?
Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm.
Kjo mënyrë të bëri “emision” është tipike e personazhit, shprehjet e përdorura prej të cilit fatkeqësisht më duhet ti zbardhja për t’ua referuar si më sipër.
Deklarime të këtij lloji, që përfaqësojnë vlerësime personale dhe aspak kurajoze (sa kohë nuk citohen emra), të palidhura me asnjë shtjellim të sjelljes apo fakteve konkrete janë tipike të Zotit Fevzi.
Ekstrakti i tyre u zgjodh nga ato të përdorura gjatë bisedës së djeshme, si për shkak të faktit se në raport me memorien, ato që thotë Fevziu popullit mund të mos i rrinë gjatë në mendje, ashtu edhe për shkak se përdorimi i tyre ditën e djeshme lidhet me një audiencë të shtuar jo për shkak të ftuesit, por për shkak të kuriozitetit të lidhur me të ftuarin ne studio.
Të nderuar zonja dhe Zotërinj, media është shërbim i cili siç parashikohet që në nenin e parë të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ofrohet mbi bazën e konventave dhe standarteve edhe ndërkombëtare, përveçse ligjore.
Media nuk është shërbesë politike dhe konotacionet me fjalën “shërbim”, që mund të komprometojnë apo konfondojnë Zotin Fevzi, nuk justifikojnë përdorimin e togfjalëshave të cilët nuk përmbajnë as analizë gazetareske dhe as investigim gazetaresk dhe që barazohen me shprehje të gatshme kafenesh të padenja për aula televizive siç pretendohet se përfaqësojnë disa studio televizive.
Shprehjet e përdorura duke shfrytëzuar sinjalin e OSHMA “Klan TV”, synojnë denigrimin e figurës së deputetit dhe vlerësimet personale të gjithsecilit për secilin person që në këtë moment ushtron detyrën e deputetit, synojnë dhe ushqejnë dëmtimin afatgjatë të atij që duhet të jetë funksioni dhe detyra e deputetit. Ofrimi i togfjalëshave të gatshëm, nuk i shërben të kuptuarit për të gjithë dhe nga të gjithë se si e shikon figurën e deputetit zotit Fevzi në ëndrrat e veta dhe as analizës se si shihet kjo figurë në ëndrrat e shqiptarëve. Ky debat dhe kjo analizë jo vetëm që mungon në moderimin e Zotit Fevzi, por stili i zgjedhur prej tij qëmton denigrimin e të tashmes duke dëmtuar qëllimisht çdo model të së ardhmes.
Duke qenë kështu kërkesa ime ka lidhje me përdorimin e atyre togfjalëshave, në përputhje me nenin 4/1 të ligjit nr.97/2013, nuk mund të konsiderohet si kërkesë për censurim apo kufizim i të drejtës së dikujt për të bërë gazetari.
Ngjarja në vlerësimin tim është sjellje në shkelje të hapur të pikave a), b), ç dhe d) të nenit33 të ligjitnr.97/2013, të cilat parashikojnë disa nga detyrimet e Ofertuesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv, në rastin konkret Klan TV.
Unë jam i vetëdijshëm për faktin se ligji njeh përgjegjësin e OSHMA-ve dhe jo të individëve të caktuar për sjellje në kundërshtim më ligjin nr.97/2013.
Kam evituar shpesh t’Ju drejtohem deri tani edhe për këtë arsye.
Por në kushtet kur sjellja e padenjë ne raport me detyrimet ligjore, nuk ka gjetur asnjë referim apo zgjidhje nga OSHMA “Klan TV”, atëherë duhet të konsideroj që me sa duket nuk kemi të bëjmë më me vetëm “faj” të një individi, sa kohë që sjellja konstante që demonstron, në rastin më të mirë mungesë reagimi nga televizioni përgjegjës, dhe në rastin më të keq “faj” të drejtpërdrejtë të vetë TV që nuk monitoron zbatimin e detyrimeve ligjore, të shkruara në vitin 2013, midis të tjerave me lobimin e drejtpërdrejtë të të njëjtit Televizion.
Për sa më sipër ju paraqes për shqyrtim këtë ankesë për të cilën pres me durim vendimmarrjen tuaj në përputhje me nenit 132, pika 1 shkronja a) dhe nenit 133, pika 1 shkronja a), e ligjitnr.97/2013“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38