Flash News

KRYESORE

“Karagjozllëk i madh politik”, Basha i përgjigjet Ramës me video: Siç mbrojte Roshin, po mbron sot Ballën

“Karagjozllëk i madh politik”, Basha i përgjigjet
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas komentit ironik të këtij të fundit në Twitter sa i përket çështjes së Xhisielës dhe përfshirjes së Taulant Ballës. "Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman  Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkruante Rama. Ndërsa Basha i është përgjigjur nëpërmjet një video kur më herët Rama mbronte Elvis Roshin siç mbron sot Taulant Ballën. “Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”, shkruan kryedemokrati Basha.

Të fundit