Flash News

KRYESORE

"Karakatina e Teatrit e vetmja trashgimi pa vlerë..."; Rama i hedh benzinë zjarrit, lajmëron ringritjen e Kullës së Durrësit "me kunja" ndaj artistëve

"Karakatina e Teatrit e vetmja trashgimi pa vlerë..."; Rama i

Fillon puna për ringritjen e Kullës së Durrësit, një trashëgimi kulturore e cila u rrëzua nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se po punohet për rimëkëmbjen e thesareve të dëmtuara pas tërmetit tragjik.

Duke u zotuar për rindërtimin edhe të “thesareve- sipas tij- të dëmtuara gjatë kohës së PD-së”, për Ramën e vetmja trashëgimi pa vlerë që mbrojtën demokratët ishte karakatina e teatrit.

"Trashëgimia Kulturore është një pjesë e rëndësishme e Programit të Rindërtimit dhe paralelisht me rimëkëmbjen e çdo thesari të saj të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ne do të vijojmë të rimëkëmbim çdo thesar të dëmtuar nga tërmeti i heshtur i keqqeverisjes së atyre, që e vetmja trashëgimi që mbrojtën ishte karakatina pa vlerë e teatrit…", shkruan Rama ku duke u munduar të vërë në dukje keqqeverisjen- sipas tij- të demokratëve, godet në këtë mënyrë tërthorazi edhe kauzën e Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se, që pas 17 Majit artistët dhe aktivistë, përkrahës të kauzës së Teatrit Kombëtar kanë vijuar me lëvizjen e tyre qytet më qytet për mbledhjen e firmave në lidhje me peticionin për krijimin e godinës së re të teatrit në të njëjtin vend ku ishte, ashtu siç ishte.

Të fundit