Flash News

KRYESORE

‘Karakatinë e Dopo Lavoros’, Rama reagon me Ndriçim Xhepën: Është ngjitur mijëra herë në Teatër, ka më të drejtë se ata që protestojnë

Kryeministri Edi Rama ka sjellë artistin e radhës për të mbështetur idenë e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në facebook, Rama ka hedhur një deklaratë të aktorit Ndriçim Xhepa, ku ky i fundit është dakord me prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një të reje.

Sipas Ramës, Ndriçim Xhepa ka të drejtën e një nostalgjie një mijë herë më të fortë se disa që shkojnë në Teatër vetëm për të protestuar.

Ai e ka konsideruar Teatrin një karakatinë të “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane.

Të fundit