Flash News

KRYESORE

Karantina e Sarrit: Roma, vendi i parë që dua të vizitoj. Tani po shoh Milanin e Sacchi-t

Karantina e Sarrit: Roma, vendi i parë që dua të vizitoj. Tani po

Maurizio Sarri, trajneri i Juventus, ka folur për mediat italiane duke treguar detaje nga jeta e tij gjatë periudhës së karantinës, kthimi në fushë, marrëdhëniet me lojtarët, realiteti në ambientin ‘bardh e zi’ dhe koha kur drejtonte Napolin. Sarri ka treguar se pasi të përfundojë bllokimi, dëshira e tij kryesore është të vizitojë Romën, për të luajtur finalen e Kupës së Italisë.

“Do të doja të vizitoja Romën për finalen e Kupës së Italisë, vendi tjetër do të jetë në Europë për të vijua në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Sarri për Corriero dello sport. Po çfarë është duke bërë gjatë kësaj periudhe trajneri i Juventusit? “Po shikoj diçka, ndeshjet që kemi luajtur për të qetësuar mendjen.

Shikimi i tyre kur je i veçuar të jep një ndjenjë tjetër. Në këtë moment mendojmë se do duhet të kalojmë verën duke luajtur, ndaj duhet të pushojmë tani pasi, kur të rifillojmë, do të duhet të jemi për 14-15 muaj rresh në aktivitet”, thotë Sarri. Ai shton më tej se është duke shijuar futbollin në shtëpi, duke parë ndeshje por dhe duke lexuar. “Kam lezuar shumë, shikojë ndeshje nga e kaluara duke para Milanin e Sacchi-t”, thotë Sarri.

Trajneri juventin ka folur edhe për arbitrat dhe temë e shumë diskutuar në Itali se skuadra e tij favorizohet nga arbitrat. “Dy gjëra më goditën; ne jemi rrethuar nga dashuria në Itali por edhe nga urrejtja. Kjo është diçka që ju e kuptoni kur jetoni me Juventusin. Ne jemi ata që favofrizohemi gjothmonë nga gjyqtarët, pastaj kur shikon numrat kupton që ato janë krejt ndryshe nga ato që thuhen”, thotë Sarri.

Të fundit