Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Karantina me 5 pyetje/ Ilir Ikonomi: më duket sikur jemi duke u trajnuar për një katastrofë të së ardhmes
Gazetari i ‘Zërit të Amerikës’ dhe autori i disa librave të suksesshëm historikë, thotë se po punon nga shtëpia këto kohë, por edhe se jashtë shtëpisë nuk ka ndonjë gjë për të qenë. Sundon heshtja: janë zhdukur njerëzit dhe zhurmat njerëzore dhe janë shtuar cicërimat dhe aromat.
Në një intervistë për Politiko.al, Ikonomi shprehet se kur e gjithë kjo të mbarojë ekonomia do të gjallërohet shpejt dhe njerëzit do të kenë më shumë solidaritet dhe optimizëm.
Çfarë imagjinoje kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
-Mendoja izolimin e astronautëve kur u kthyen nga udhëtimi në Hënë në 1969. Më pas mësova se të gjithë astronautët, jo vetëm ata të Hënës, i fusnin në karantinë. Më dukej absurde. Nëse jashtë Tokës do të kishte mikrobe ose viruse, kjo duhet të shihej si diçka e gëzueshme për njerëzimin, dmth fakti që andej ka jetë! Kam lexuar se karantinë quhej edhe ndërtesa ku kishte selinë qeveria e Ismail Qemalit dhe që sot është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Ndërtesa ishte shumë më pranë detit nga sa është sot, sepse stereja ka përparuar. Aty përballë ndalonin anijet, pastaj udhëtarët dhe ekuipazhi silleshin brenda për t’u kontrolluar mos kishin ndonjë sëmundje. A thua? Jo, nuk besoj të ketë qenë kështu. E kush do t’i kontrollonte udhëtarët? Ku kishte mjekë? Pastaj, çfarë virusesh do të sillnin kur vetë Shqipëria ishte plot me sëmundje? Në këtë rast mund të ketë patur më tepër kuptimin e një burgu. Karantinë do të thotë 40 ditë. Duhet të ketë qenë një numër arbitrar ditësh, i caktuar ndoshta shekuj më parë, kur Vdekja e Zezë po kosiste Evropën. Karantinë është fjalë e rëndë për dinjitetin njerëzor dhe nuk e kisha menduar kurrë se do ta dëgjoja në kontekstin që përdoret tani.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
-Në Amerikë zbatohet një formë e butë e karantinës, quhet “lockdown”, dmth mbyllje e një perimetri të caktuar, por jo mbyllje e detyruar në shtëpi. Quhet edhe “shelter-in-place” që është po ashtu një formë përkëdhelëse, si me thënë “aman të keqen, mos dil jashtë!”. Polici nuk të ndalon të dalësh, por ti vetë e kupton që është trishtim të ecësh në rrugë. Jeta jashtë është e zbrazët nga zhurmat njerëzore, edhe pse jo nga aromat apo cicërimat. Jeta jashtë është më monotone sesa ajo brenda, ku ke plot libra dhe filma për të hequr mendjen. Mendoj se kufizimet janë psikologjike, herë-herë më duket sikur jemi duke u trajnuar për një katastrofë të së ardhmes. (Shpresoj të mos vijë kurrë ajo ditë që të themi: COVID-i s’ishte gjë fare, po tani si i bëhet?) Plusi më i madh është se kemi filluar të mendojmë seriozisht për globin tonë, për ndotjen, për ilaçet që duhet të shpikim, për fëmijët, për të gjithë ne. Njeriu që rri brenda gjykon më thellë, është më i fiksuar për gjërat, mjaft që ruajë shëndetin e mendjes.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
-Edhe pse njerëzimi ka kujtesë të shkurtër, kohën e Covidit do ta mbajmë mend të gjithë, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse ajo solli shumë vdekje në kohë reale, na i solli drejt e në celular. Nuk ishte as ëndërr e keqe dhe as teori konspirative, por ndodhi përpara syve tanë. Akoma më e trishtueshme është se virusi i pabesë mbylli ekonomi të tëra dhe tronditi familje. Mendoj se do të shtohet frika ndaj së panjohurës, do të ketë më shumë drojë dhe tërheqje në vetvete se më parë. Më duket se u mësuam me shtëpinë si qendër aktivitetesh dhe pune, u lidhëm më shumë me njerëzit më të afërm, por u distancuam më tepër nga ata që nuk i njohim. Mësuam rregulla të reja sjelljeje mes individëve, kuptuam se nuk ka nevojë t’i japësh dikujt dorën për të shprehur respekt a mirënjohje. Mësuam se njeriu mund të jetojë edhe me pak. Në fakt, pasi kjo histori të jetë mbyllur, do t’i themi vetes: sa gjëra të kota kemi blerë, sa harxhe për darka e dreka pa vlerë. Por kjo është vetëm ana individuale e çështjes. Në thelb njerëzimi i shtoi vetes një shqisë të re, alarmin ndaj rrezikut të beftë që nuk dihet nga të vjen. Kjo kambanë do të bjerë për shumë vite brenda nesh.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
-Se sa të pambrojtur dhe të brishtë ndihemi, se si ankthi i bën njerëzit të bien në iracionalizëm. Kur dikush në rrugën e zbrazët sheh nga larg se ti, i pafajshmi që ke dalë për shëtitje, po afrohesh, tjetri përfytyron një ushtri prej miliarda virusesh që mund t’ia hedhësh në fytyrë me një të kollitur. Njëri nga të dy duhet të ndërrojë rrugë, përndryshe do të ketë vdekje. Kjo të bën pesimist se njerëzit kanë ankth, i cili mund të shndërrohet pa u kuptuar në traumë. Por, ju e dini si është natyra. Ndonjëherë retë janë aq të errëta saqë të bëhet të thuash se dielli nuk do të dalë kurrë. Kjo nuk është e vërtetë. Mendoj se, kur gjithçka të kalojë, do të ketë një shpërthim energjie për mirë, do të ketë solidarizim, më shumë ndihmë për të varfërit, ekonomia do të gjallërohet shpejt.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
-Po punoj nga shtëpia dhe kjo më ka mbajtur të zënë. Problemi është se ditët janë pa ngjyrë, se e shtuna dhe e diela janë edhe ato dalëboje, se të mungon nxitimi i mëngjesit, rrëmuja e ditës dhe kthimi i avashtë i pasditës. Evitoj filmat me shumë dramë, preferoj dokumentarët historikë që i shoh në YouTube ose Netflix. Kam nisur librin “Prisoners of Geography”, por nuk po e mbaroj dot. E sugjeroj me shumë dëshirë sepse të tregon se si gjeografia determinon historinë e kombeve dhe fatin e tyre. Edhe pse Shqipëria nuk përmendet, ajo të del para syve në çdo faqe. Dua të them se Shqipëria ka një gjeografi për t’u lakmuar, por gjatë shekujve lakmia e të tjerëve ka qenë aq e madhe saqë ia kanë bërë zhvillimin të vështirë. Apo ia ka bërë vetes? Është diçka që ia vlen të diskutohet në këtë kohë të çuditshme virusi!
©Politiko
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-moza-ahmeti-izolimin-e-kaloj-duke-shkruar-tregime-dhe-perkthyer-kenge-franceze/
https://politiko.al/kartantina-me-5-pyetje-dritan-shano-qeverite-e-botes-po-mbyllin-forcerisht-njerezit-neper-shtepi-per-te-fshehur-pafuqine/
https://politiko.al/nje-prift-ne-karantine-at-viktor-demaj-duhet-ta-degjojme-jeten-jo-ta-sundojme-ate/
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56