Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina me 5 pyetje/ Matteo Mandala: 'Ngujimi' nuk ma ka ndryshuar jetën e përditshme, ja ‘kalendari i punës’
Matteo Mandala, Profesor në Universitetin e Palermos, një prej përfaqësuesve më në zë të Horës së Arbëreshëve dhe të Albanalogjisë, në një intervistë për Politiko.al zbulon një pamje krejt të ndryshme të karantinës. Mosankimin.
Zotëria, me sa duket, përplotëson atë shprehjen e famshme të Blaise Pascal-it ‘provo të mbyllësh një njeri vetëm në një dhomë për ta kuptuar se kush është’. ‘Arbëreshi i mirë’ del prej andej pa atë traumën psikologjike që e ndesh sot majtas e djathats ndër njerëz të cilët, me sa duket, nuk mund t’i mbyllësh vetëm në një dhomë. Ndoshta ngaqë nuk e durojnë dot veten.
Receta ‘Mandala’? Një ‘kalendar pune’ siç e quan, e cila përbëhet, surprizëëëëë…nga puna.
Çfarë të vinte në mend kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshe me Covid-19?
Besoj se e kam dëgjuar për herë të parë fjalën “karantinë” kur u kthyen astronautët nga udhëtimi i parë në Hënë. Im atë më shpjegoi se bëhej fjalë për një masë izolimi që shërbente për të eliminuar mikrobet a bakteret eventuale, pra për t’u siguruar mbi kushtet shëndetësore të atyre heronjve të hapësirës. Paçka se kinematografia e zhanrit fantasy asokohe nuk ishte zhvilluar ende, në mendjen e një adoleshenti ideja e karantinës mund të krijonte skena të ngjashme me ato të filmave me alienë. Më vonë, duke lexuar romanin Të fejuarit të Manzonit, kur hasa te një koncept i ngjashëm, ai i “lazaretit”, vend fizik ku mbylleshin dhe izoloheshin të sëmurët nga murtaja gjatë periudhës së karantinës, imagjinata ime ndërroi drejtim. U bëra më “konkret”, edhe falë riprodhimit televiziv të romanit të Manzonit.
Karantinat ishin periudha pak a shumë të gjata izolimi, ndërsa lazaretet ishin vende vuajtjeje dhe vdekjeje, që karakterizoheshin nga shtëllunga të shumta e të holla tymi nga zjarret ku digjeshin teshat dhe sendet personale të të infektuarve nga murtaja. Këto skena m’u kthyen në mendje kur gjatë kërkimeve të mia arkivore pata rast të lexoja shumë dokumente që u referoheshin dy epidemive të murtajës të viteve 1575-76 dhe 1623-27 që goditën Sicilinë dhe fshatin tim të origjinës. Në ato raste “karantina” i mbivendosej “lazaretit” sepse njerëzit izoloheshin brenda në shtëpitë e tyre kur vendet publike të paracaktuara për këtë qëllim mbusheshin plot. Imagjinata bëhej konkrete edhe sepse nuk ishte më fjala për personazhe letrare por për njerëz realë, njerëz të thjeshtë të popullit, por edhe personalitete dhe fisnikë që ishin krejt të pafuqishëm para armikut të padukshëm.
Duket e pabesueshme, por kur nga fundi i janarit flitej për rrezikun e infektimit nga COVID-19, po shkruaja një kapitull të librit që kam në dorë mbi historisë e Horës së Arbëreshëve, kapitull me titullin “Epidemitë e shekujve XVI dhe XVII”: kisha kaluar pra nga fantazitë “hënore” dhe ato letrare për të zbritur me këmbë në tokë në realitetin historik: nuk thonë kot që shpesh realiteti ia kalon fantazisë!
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Kufizimet nga karantina kanë të bëjnë si me individët edhe me komunitetet, me interesat vetjakë dhe me ata të shoqërisë. Kufizimet vetjake prekin kryesisht lirinë e lëvizjes dhe për pasojë reduktojnë marrëdhëniet shoqërore. Ato ndikojnë sidomos në përmasat e hapësirës fizike dhe njerëzit si qenie hapësinore e vuajnë shumë këtë lloj kufizimi që bëhet i nevojshëm për mbijetesën. Në këtë raport mes dy të këqijash jemi të detyruar të sakrifikojmë të keqen më të vogël, lirinë, në favor të interesit madhor për të mbrojtur shëndetin. Edhe sepse, po të vdesim nga sëmundja, nuk na duhet më liria e lëvizjes! Këtej rrjedh ndjesia e impotencës dhe frustracionit që kaplon njerëzit dhe që gjatë këtyre javëve u ka hapur shumë punë psikologëve, të cilëve u duhet tashmë të përballen me problemet që rrjedhin nga izolimi i njerëzve të shtrënguar të qëndrojnë të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë. Në këto kushte jemi të detyruar të rivlerësojmë disa stereotipe të vjetra, duke filluar nga ajo më e zakonshmja, shtëpia, një vend qënë kushtet e izolimit fiton tiparet e një heterotopie të mirëfilltë, në kuptimin që i jep kësaj fjale Foucault.
Kufizimet shoqërore vijnë si rrjedhojë e menjëhershme e atyre vetjake, me pasoja të rënda mbi ekonominë e individëve dhe gjithë shoqërisë. Është e qartë tashmë për të gjithë se COVID-19 ka shkaktuar jo vetëm një pandemi shëndetësore, por edhe një krizë globale ekonomike me pasoja të thella mbi cilësinë e jetës së gjithë planetit.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Është e vështirë të parashikohet se si dhe sa do të ndryshojë bota pas COVID-19, por kam përshtypjen se asgjë nuk do të jetë më si më parë. Po t’i hedhim një sy historisë së njerëzimit, do të gjejmë shembuj shumë domethënës. Në vitet 1346-47 murtaja e madhe, që u përhap në gjithë Europën, shkaktoi një krizë të thellë ekonomike, demografike dhe shoqërore e cila kushtëzoi zhvillimet e shekujve që pasuan. Asokohe u kuptua se Europa ishte një komunitet i ndërvarur dhe se problemet e një populli a të një vendi të veçantë mund të cenonin edhe të tjerët. Humanizmi dhe Rilindja europiane ishin dy përgjigjet që shoqëria europiane i dha asaj krize, paçka se më pas u rikthyen me egërsi veset e vjetra të njeriut. Mësimet që rrodhën nga murtaja e madhe për fat të keq u harruan shpejt, a ndoshta nuk u kuptuan mirë se me gjasa kohët nuk ishin pjekur. Fakti është se nëse sot përballemi me të njëjtat qëndrime ndaj kësaj gjëme natyrore, do të thotë se ka diçka që nuk funksionon në raportin që kemi me jetën dhe me botën. Edhe kjo pandemi, qoftë për shkak të origjinës së panjohur të virusit, qoftë për shkak të shpejtësisë së përhapjes apo të vdekshmërisë së lartë, po nxjerr në pah brishtësinë e shumë vlerave të rreme që na ka ofruar vizioni hiper-liberist i ekonomisë dhe i shoqërisë.
Ndërkohë kjo katastrofë planetare po hap perspektiva të reja për njerëzimin, duke filluar nga vetëdija për ta marrë më seriozisht raportin që ne kemi me natyrën apo edhe raportin mes nevojave reale dhe teprimeve, ose me raportin midis aktiviteteve fitimprurëse dhe mbrojtja e shëndetit. “Askush nuk shpëton dot i vetëm, jemi të gjithë në të njëjtën barkë” tha këto ditë Papa dhe besoj se ka thënë një të vërtetë sa të thjeshtë aq edhe të madhe: ndërvarësia planetare, e favorizuar sot nga teknologjitë informatike, mund të shndërrohet në një mundësi të madhe, sidomos po të përdoret për të mirën e përgjithshme, duke filluar nga mbrojtja e shëndetit.
Çështjet e ardhme me të cilat do të përballemi kanë të bëjnë me sfidat e reja të zhvillimit të njerëzimit, por do të përfshijnë edhe sjelljet vetjake: respekti për mjedisin, ushqimi, rishikimi antropologjik i sensit të jetës, rithemelimi taksonomik i përparësive jetike. Jam i bindur se do të rizbulohen vlerat bazike të shoqërisë njerëzore: lartësimi i jetës si vlerë primare, solidariteti si kusht i domosdoshëm për një shoqëri të njerëzve të lirë, shembja e mureve të racizmit, pranimi i tjetrit si pasuri. Me fjalë të tjera bazat ideale të një humanizmi të ri si premisë për një rilindje të përtërirë të mijëvjeçarit të tretë.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Po të bazohem te përvoja e tmerrshme italiane e këtyre ditëve, shembujt janë kontradiktorë. Për një periudhë të shkurtër u ndeshën meskiniteti i politikanëve që janë në fushatë të përhershme elektorale me bujarinë e atyre njerëzve që në kushte të vështira po përballen me epideminë dhe po ndihmojnë viktimat e infeksionit viral. Më bën pesimist paaftësia e klasës politike botërore për të qenë në lartësinë e shoqërisë që pretendon të qeverisë. Nga ana tjetër më ngjall optimizëm solidariteti, vetëmohimi dhe profesionalizmi i atyre që po vënë në rrezik jetën për të shpëtuar të tjerët. Rreth kësaj dikotomie do të luhen fatet e së ardhmes. Shpresoj të mbisundojë kompetenca, ndershmëria dhe solidariteti.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
E kaloj kohën “i mbyllur” në shtëpi, por nuk më ka shqetësuar shumë kjo mbyllje e detyruar, së paku nga pikëpamja psikologjike. Gjatë këtij muaji izolimi, i vetëdijshëm për zbulimin e madh që ka bërë njeriu për t’i shpëtuar rrjedhjes së kohës, jam përpjekur t’u vendos një rend racional këtyre ditëve “ngujimi”. Kështu, duke mos pasur leksione këtë semestër, kam krijuar një “kalendar pune”, me orare të caktuara. Mëngjesin ua kushtoj kërkimeve që kam në dorë. Në fund të prillit duhej të merrja pjesë në një konferencë mbi problemet e përkthimit të letërsisë shqipe në italishte, ku kisha vendosur të trajtoja rastin e prozës së Ismail Kadaresë: ende po punoj mbi tekstin e kumtesës. Pjesën e dytë të paradites ia kushtoj librit mbi historinë e fshatit tim të lindjes, Horës së Arbëreshëve. Është një punë që po ecën ngadalë, edhe për shkak të pamundësisë për të konsultuar arkivat. Pasditen ia kushtoj përkthimit italisht të romanit të një miku të dashur shqiptar, si edhe një pune tjetër që kam zvarritur prej vitesh dhe që më ka apasionuar shumë: botimit kritik të poemës Scanderbeide të poeteshës italiane Margherita Sarrocchi, mike e Galileo Galileit dhe Torquato Tassos. Në mbrëmje, pas darke, pasi u hedh një sy të shpejtë gazetave shqiptare online, lexoj për qejf e jo më për punë. Me fjalë të tjera, jeta e përditshme nuk më ka ndryshuar shumë nga karantina.
©Politiko.al
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-kim-mehmeti-kjo-pandemi-eshte-loje-femijesh/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-virgjil-muci-kur-shkenca-jep-keshilla-per-larje-duarsh-eshte-koha-te-jemi-pesimiste/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-stefan-capaliku-covid-19-nuk-do-ta-ndryshoje-botenas-faktin-se-jemi-populli-me-fatkeq-ne-europe/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-selami-xhepa-nuk-e-kam-per-here-te-pare-iu-sugjeroj-dy-libra/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38