Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina me 5 pyetje/ Moza Ahmeti: Izolimin e kaloj duke shkruar tregime dhe përkthyer këngë franceze
Moza Ahmeti, jokonvencioanle siç vazhdon të jetë, të shërben një Manifest socio-politik si pëgjigje të një pyetjeje. Të rrëfen se gjendet në një ‘izolim të dyfishtë’ pasi i kanë hakeruar emailin dhe rrjetet sociale. Pas gjithë kësaj kreshendoje, e mbyll me një zbritje të butë mëmësore, duke të folur për vajzën që e ka jashtë dhe me të cilën përkthen këngë nga frëngjishtja ‘që ajo ta thellojë këtë gjuhë…në kulturën e së cilës gjej mushtin e së ardhmes së njerëzimit’.
Ndërkohë shkruan tregime.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Përgjithësisht karantina është një fjalë lufte. Ne shqiptarët e brezit tim provuam fjalën dhe aktin "shtetrrethim" për dhjetë muaj, në vitin 1997.
Për vite me radhë qëndruam pas dyerve të ambasadave, duke u depersonalizuar dhe korruptuar për të marrë një vizë, e drejta elementare e lëvizjes së lirë, rrënja e zhvillimit të njeriut, që rritet prej kulture.
Kjo përsa i përket dramës kolektive dhe objektive në marrëdhënie me konceptin e izolimit. Nuk po përmend këtu gjysmë shekulli fanar ndriçues në errësirën e dogmatizmit, fanar që në të vërtetë e ndezën reraportet politike globale, sikurse dhe e shuan.
Por për poetin, izolimi është diçka më shumë se kaq.
Poeti, poetja, ka aftësinë të tërheqin vëmendjen e shpirtit, të Dashurisë humane dhe të kapërcimit të izolimit të percepsionit që rihumanizon kuptimin. Izolimi është dhunimi i percepsionit dhe i energjisë fizike.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Unë personalisht kam kaluar periudha në jetën e së quajturës demokraci, shumë të vështira. Besoj si unë, shumë njerëz me shpirt të lirë. Dhe, po ashtu, kam provuar shumë dritë në jetën time, duke shkaktuar te të tjerët dashuri për hir të Dashurisë, dhe jo të autoritetit apo frikës apo interesit. Por, kjo marrëdhënie me karakter etern, ka çmim. Psh, tani po ta jap intervistën me ëhatssap sepse xhelozia e hackerave që kanë marketing me konkurues të fushës sime, më ka bllokuar aksesimin para dy ditësh mbi dy email-e personalë si dhe Facebook, vetëm sepse postova dy tregime frëngjisht nga libri im i fundit "Tregimet e civilizimit" që botoi ‘Albas’ në shqip.
Kështu, ky izolim i të gjithëve është edhe një shpagim që u bëhet të fortëve për izolimin që u bëjnë të dobtëve të mirë, por këtë, ju betohem, vetëm tani, ndërsa po shkruaj, e mendova.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimiste apo optimiste?
Përshtypja më e madhe që më ka bërë situata e krijuar nga Corona, është çmimi kaq i lirë i jetëve njerëzore. Jam e bindur që kjo virozë është e thjeshtë për t'u shëruar, dhe thjesht vrapi i interesit material e gjeti botën në këtë kontigjencë.
Mungesa e etikës ndaj njeriut është e përfshirë në këtë çmim, po ashtu.
Sistemi ka një përparësi të verbër ndaj njeriut, dhe kjo nuk ndalet, pasi çdo kategori sociale ka apriorin e vet politik dhe nuk hap rrugë.
Paraja e konkuroi vlerën dhe kështu kushdo që kish para mund të kapte vlerën.
Por, vlerat sentimentale dhe shpiti nuk barazohen dot me vlerën monetare. Kjo asimetri shkoi në ekstrem dhe shkatërroi gjithçka. Unë mendoj se njerëzit më parë duhet t’i dëgjojnë njerëzit me mend dhe jo t'i ndëshkojnë për dijen.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Unë mendoj se bota shqiptare po bënte ca Reforma dhe po hidhte ca hapa shpresëdhënës të cilët nuk mund të anullohen.
Propozimet e mia do të ishin, ndoshta paksa të çuditshme, por unë i ndjej të mundshme:
Parimi historik duhet të mbarojë në gjykimin e tjetrit. Kjo do të thotë që historia, e kaluara, nuk mund të përcaktojë të tashmen. Kjo në nivel sistemi ose individi.
Duhen rehabilituar vlerat e mohuara dhe shpjeguar haptas arsyet historike të të gjitha konflikteve, që ato mos përsëriten.
Burgu duhet të hiqet tërësisht kundrejt njeriut dhe dënimi do t'i thuhet duke ia lënë akt në ndërgjegje. Vetëm përsëritësit duhen izoluar.
Diktatoret nuk duhen vrarë. Jeta e tyre mbrohet me ligj sepse realizuan kuota historike që presupozojnë vazhdimin. Ata vetëm dalin në pension para kohe.
Identiteti nuk duhet të përcaktohet nga vendi ku ke lindur. Identiteti dhe besimi zgjidhen nga njeriu dhe mund të ndryshohen si nevojë e zhvillimit simbolik të tij.
Kulturat që prodhuan konektivitetin global si Amerika, apo teknologjik, si Gjermania, Japonia etj., duhet të kenë veton në vendime. Ato zotërojnë informacionin dhe i kanë dhuruar botës gjithë kohën e lirë dhe komunikimin.
Kulturat e lashta mjekësore si taoizmi, budizmi, joga, acupuncture, dhe të tjera si këto, duhen ringjallur dhe paguar tributi.
Asnjë zgjedhje vendore nuk duhet bërë pa shpërfaqur projektin periodik në zhvillimin global.
Macron thotë se subjekti bie në krizë ngaqë i duhet të futet në projekte pa njohur kuotën metafizike se përse i shërben funksioni i tij. Kjo quhet ndryshe, automatizëm.
Tryeza globale duhet të zërë gjithë lajmet lokale, jo si negacion, por si projekt.
Arritjet dhe kursi nuk duhet të ndryshojnë, as për arsye të kusureve historike të kaluara, as për arsye se vende postkomuniste si Kina kanë produkt më të madh. Zhvillimi aksidental duhet të mbarojë. Projekti nuk e përjashton diferencimin. Ai thjesht duhet të hapë portën për përfshirje të të gjithëve. Kjo bëhet e mundur paraprakisht duke përcaktuar disa të drejta humane bazë të pakthyeshme.
Duhet të ketë votime globale për vendimarrje globale.
Duhet të fitojnë të gjithë.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Karantinën e kam kaluar duke shkruar disa tregime nga libri i ri me titullin ‘Implikime’. Si dhe duke përkthyer këngë dashurie franceze, me vajzën që kam jashtë, që ajo ta thellojë këtë gjuhë, gjuhë e cila është investuar nga përkëdhelja dhe Koha e lirë, nga percepsioni dhe diskursi, në kulturën e së cilës gjej mushtin e së ardhmes së njerëzimit.
©Politiko.al
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-virgjil-muci-kur-shkenca-jep-keshilla-per-larje-duarsh-eshte-koha-te-jemi-pesimiste/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-matteo-mandala-ngujimi-nuk-ma-ka-ndryshuar-jeten-e-perditshme-ja-kalendari-i-punes/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-stefan-capaliku-covid-19-nuk-do-ta-ndryshoje-botenas-faktin-se-jemi-populli-me-fatkeq-ne-europe/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38