Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina me 5 pyetje/ Selami Xhepa: Nuk e kam për herë të parë; iu sugjeroj dy libra
Ekonomisti Selami Xhepa, në një intervistë për Politiko.al, tregon jo vetëm ditën e vet ‘tipike’ në karantinë, çfarë bën dhe çfarë i mungon më shumë nga jeta e mëparshme, por edhe se si, sipas tij, do ta ndryshojë botën Covid-19 dhe risqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mendje) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Në kohëra ndryshimesh të mëdha, shfaqen shumë fjalë të reja që nuk kanë qenë më parë pjesë e fjalorit tënd të përditshëm. Kur u rrëzua sistemi komunist, fjalorit (të cunguar) të kohës, ju shtuan shumë fjalë të panjohura më parë. Edhe sot, fjalë të tilla si “distancim social”, po bëhen pjesë e fjalorit të përditshëm. Për brezin tim, fjala “karantinë” nuk është krejt e panjohur. Tre muajt e parë të shërbimit ushtarak ishin periudhë “karantine”, ku të rinjtë tetëmbëdhjetëvjeçarë qëndronin të mbyllur brenda mureve të reparteve ushtarake për t’u përshtatur me një stil të ri jetese. Duket se edhe tani kuptimi mbetet i njëjtë: të mbyllur në shtëpi, po ambientohemi me përgatitjen për një stil të ri jetese pas kësaj periudhe, edhe pse normaliteti duket kaq i largët! Askush nuk e di me siguri se sa e ndryshme do të jetë e ardhmja, por nuk ka dyshim se nuk do të jetë siç ka qenë deri më sot.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Kufizimi nga rutina e jetës së përditshme që krijon për çdo individ, është ndoshta ajo që krijon më shumë stres. Të mësuar që ditën ta mbushim me aktivitete jashtë shtëpie, për më tepër që prej më shumë se një dekade, edhe stili i jetës profesionale ka përfshirë një jetesë shumë intensive në punë apo ambiente profesionale, të qëndrosh mbyllur pothuajse 24 orë në ditë brenda shtëpisë, krijon një gjendje psikologjike dhe sociale të pasuportueshme. Prandaj studiuesit po vërejnë se agresiviteti në familje po rritet dhe probleme po shfaqen në marrdhëniet brenda familjeve. Mua personalisht, sigurisht që më mungon shumë kafeja e mëngjesit me bashkëshorten në kafeterinë Caprichio, më mungojnë ndëveprimi social me studentët e shumtë të Universitetit ku unë punoj, UET, dhe me kolegët e punës, shëtitjet nga liqeni në kohën e lirë dhe fundjavave. Dalngadalë, po përshtatemi me një stil të ri jetese: leksionet me studentët online, mbledhjet e rektoratit të hënave dhe mbledhjet e departamentit të të martave, online. Edhe konferencat tani po i zhvillojmë në mënyrë virtuale dhe po ashtu dhe bisedat në studiot e televizioneve. Tani kemi filluar të përdorim realisht teknologjinë dhe t’i japim kuptimin e vërtetë këtij progresi teknologjik kaq ndihmues për njerëzimin. A ka ndonjë të mirë? Ndoshta është hera e parë që kam aq shumë kohë në dispozicion të rri pranë familjes dhe fëmijëve, të meditoj më shumë për jetën dhe shoqërinë. Por, sërish bollëku i kohës vjen me parehatinë që të krijohet nga pasiguria kur shikon zhvillimet e përhapjes së pandemisë. Prandaj dhe meditimit apo studimit i mungon përqendrimi i nevojshëm.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Besoj se gjithkush tashmë e ka kuptuar se gjërat do jenë ndryshe në botën e pas pandemisë dhe se çdo profesionist po përpiqet ta kuptojë këtë ndryshim brenda fushës së vet. Emra të mëdhenj të mendimit, si Harari dhe Kissinger kanë hedhur disa ide të mëdha mbi teknologjinë, gjeopolitikën dhe rendin e ri botëror, rishkrimin e prioriteteve kombëtare, nevojën e kooperimit ndërkombëtar për zgjidhjen e sfidave të njerëzimit, etj. Në fushën e ekonomisë gjithashtu mendoj se do të rishkruhen disa rregulla të rëndësishme të menaxhimit dhe organizimit të ekonomisë dhe sipërmarrjes. Fjala vjen, një nga teknikat më revolucionare të menaxhimit në vitet ’80 ishte “zero inventar” (ose just-in-time”) të shpikur nga korporatat japoneze, të cilat bënin zero kostot e ruajtjes së inventarit. Më parë firmat mbanin inventare mesatarisht për dy muaj aktivitet. Sot, me ndërprerjen që pësoi zinxhiri global i furnizimit dhe prodhimit, nuk ka dyshime se biznesi do t’i rikthehet praktikave të hershme. Përdorimi i teknologjive të reja, inteligjencës artificiale, format e reja të punësimit nga shtëpia, do të jenë shumë më të përhapura. Disa industri, ku arsimi është njëri prej tyre, do të brendësojnë përdorimin e teknologjisë si një formë, ndoshta kryesore, e transferimit të dijes. Prioritetet kombëtare do të nevoitet të rishkruhen dhe rregullat e organizimit të punës në qendrat e prodhimit duhen rikonsideruar për të kontrolluar më mirë shëndetin e punonjësve dhe klientëve në mënyrë që të parandalohen pandemitë e ardhshme, që me gjasa, për shkak të ngrohjes së klimës, do të jenë vizitorë të shpeshtë të planetit tonë. Siguria ushqimore dhe bujqësia, bashkë me shëndetësinë, mendoj se do të rivlerësohen si prioritete të ardhshme për politika të reja innovative. Dhe në planin global, nëse solidariteti dhe bashkëpunimi do të sfidohen nga vështrimi vetëm brenda “shtëpisë”, mund të ketë pasoja katastrofale në të ardhmen. Mendoj se ky ishte një nga mesazhet e Kissinger në shkrimin e fundit. Europa po rrezikon fort nga ky shkak, ndoshta dhe më shumë se në rastin e krizës financiare të 2008. Edhe koncepti demokratik mbi lirinë e individit mund të kufizohet ndjeshëm në emër të përdorimit të të dhënave të individit për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Edhe pse njerëzimi përgjithësisht ka një memorie të shkurtër, kjo është një nga ato ngjarje historike që ka forcë të ndryshojë sjelljen e shoqërisë njerëzore duke krijuar paradigma të reja sociale. Shkurt, duket se tani po futemi në një epokë te re për njerëzimin që do të përvijohet në këtë shekull të ri. Uroj që në këtë epokë njeriu të gjejë më shumë zbavitje përtej botës materiale, pasi ndjekja verbërisht e pasurimit material e ka zbehur shpirtin njerëzor dhe po e sfidon shoqërinë me rreziqet serioze të shterimit të planetit dhe krijimit të konflikteve serioze globale që do të prodhohen si pasojë.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Në këto ditë të vështira për shoqërinë dhe me kaq shumë pasiguri, gjëja që më bën më shumë pesimist është se sa pak të përgatitur jemi si shoqëri për t’u përballur me rreziqet. Sa pak dimë ne si shoqëri mbi riskun dhe sa të paaftë jemi që të menaxhojmë atë në mënyrën e duhur. Më bën pesimist mënyra konfliktuale që politika sillet edhe në këto ditë plot frikë e pasiguri për të ardhmen dhe stres social, si dhe përdorimi kësaj fatkeqësie për protagonizëm nga krerët e politikës së vendit. Dhe këto janë shkaqe legjitime që shoqëria jonë të humbasë çdo ditë e më shumë besimin te shteti; besimin se ai po vepron siç duhet për ta nxjerrë vendin sa më pak të prekur nga fatkeqësia. Por, më gëzon fakti se ka shumë humanizëm midis njerëzve të thjeshtë, profesionistëve, të cilët në kushte të mungesave të theksuara materiale dhe të sigurisë, po bëjnë sakrifica personale në emër të shpëtimit të jetëve njerëzore. Ka heronj që vërtetë e meritojnë mirënjohjen e përhershme të shoqërisë.
Si ka kaluar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Dita ime në karantinë ka patur variacione. Deri tani kemi bërë shumë punë shtëpie - bashkë me djemtë kemi lyer shtëpinë; ndërsa pjesa tjetër e kohës me përgatitje leksionesh dhe mësim online me studentët. Kam përfunduar përkthimin dhe redaktimin e një teksti mësimor të Financave Publike të cilin e përdor në mësimdhënie. Kam patur disa aktivitete profesionale – konferenca – online si dhe ndjek zhvillimet e ditës dhe politikat që vendet po adoptojnë për të mbajtur nën kontroll situatën shumë të vështirë ekonomike dhe sociale që po krijohet në botë për të nxjerrë ndonjë këshillë dhe për politikbërjen në vendin tonë. Përgjithësisht, me përjashtim të ecjes së gjatë që jam mësuar të kryej në normalitet dhe fundjavave që shpenzojmë me familjen dhe miqtë, pjesa tjetër vazhdon normalisht.
Argëtim me filma nuk kemi patur sepse nuk kemi abonim në platforma dixhitale për momentin, ndërsa si libër për lexim mendoj se duhet rilexuar bestseller i Hararit, Homos Deus që na shfaq disa drejtime se ku po shkon njerëzimi në këtë shekull të ri të përhapjes së teknologjisë, por edhe vepra e Nasim Taleb, Mjelma e Zezë, që eksploron në botën e riskut dhe se si duhet të përshtatemi të jetojmë në një botë të tillë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38