Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina me 5 pyetje/ Ylljet Aliçka: parada autoblindash në rrugë, komunikim i keq; jo në favor të jetës
Ylljet Aliçka e ka gjithmonë pak humor, edhe në kohë pandemie apo krizash. Si në këtë intervistë për shembull kur thotë se bën banjo dielli, not, vrap etj, por nuk tregon se ku. Nuk bën vetëm humor. Si njeri i pedagogjisë dhe i letrave, ai flet edhe për ndryshimin që ka pësuar bota me Covid-19.
Siç edhe për leximet dhe filmat që po sheh apo skenarin që ka në dorë.
©Politiko.al
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Si diçka e largët që nuk më përkiste, pasi përgjatë jetës sime nuk kam pasur rast t'i jem afruar apo se do me ndodhte. Thjesht nga ç‘kisha dëgjuar nga jeta ushtarake, përshtypjet e librave apo ndonjë filmi, bie fjala një filmi që e kam për zemër i Luçhino Viscontit Vdekje ne Venecia sipas romanit të Tomas Manit.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Si kujtdo, ka ndryshuar ritmi i jetes, si në nivelin personal, ashtu dhe atë veprimtarive shoqërore.
Per sa i perket ushqimit kulturor nuk kam ndonje peng, madje them se i kemi me tepri, libra filma, muzikë, aq sa shpesh ndjehem në faj, pse i joshur pas lajmeve, evolucionit të situatave nuk po gjej dot vullnetin, përqendrimin për t’iu futur leximit të disa librave të mëdhej, të cilët kam gënjyer veten se nuk kam kohën të lirë, bie fjala si Albert Kohen, Tomas Man, Daniel Kahneman... “Shpresoj” që të zgjasë pandemia në mënyrë që të mos kem më alibinë e mungesës së kohës, sidoqë dhe sot që flasim, ia kam dalë ta disiplinoj minimalisht veten që t’i dedikoj leximit të paktën një orë në ditë.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Nuk është se po them ndonjë gjë të re, por mendimi i parë naiv që na vjen e rivjen spontanisht në mendje, veçanërisht pas kësaj katastrofe natyrore ka të bëjë me atë që do t’a quaja asimetri paradoksale mes shpenzimeve kolosale financiare e njerëzore në gara armatimesh e luftrash pafund dhe kërkimet e pamjaftueshme shkencore në lidhje me cilësinë e jetës.
Mjaftoi vizita e papritur e një virusi «çamarrok» për të na kujtuar se sa të brishtë jemi, dhe se sa pranë e paskëshim pasur vdekjen. Iluzioni apo ëndrra e një bote të sigurtë është shkërmoqur tashmë.
Në një nivel më pak naiv, mendoj që do ndryshojnë mjaft skema të menduarit dhe të sjellurit, ku gjithçka do përcaktohet nga rigjetja e një ekuilibri të ri, të asaj që e quajmë homeostazë (unë vij nga shkencat natyrore), pra të një ekuilibri mes inercisë së gjërave, pra prirjes së njeriut për ta gjetur sigurinë te referencat e mëparshme, nga njëra anë dhe aftësisë për tu përshtatur, apo orientuar në rrethana të reja, nga ana tjetër. Pra, procesi drejt një ndërgjegjësimi të ri mbi ndjenjën e sigurisë, pranimit të idesë se bashkëjetesa me viruset është e pashmangshme
(shkencërisht, viruset e rrezikshme nuk do zhduken kurrë dhe se pavarësisht dëshirës sonë, vetë globi ka mekanizmat e tij të ruajtjes së balancës të të kundërtave duke gjetur e rigjetur vazhdimisht ekuilibra të rinj).
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Karantina po na kërkon të jemi solidarë dhe njëherazi individualistë, ku çdo individ bëhet kërcënues për kolektivitetin dhe anasjelltas individi ndjehet i kërcënuar nga grupi, prandaj dhe përpiqet të izolohet.
Duket se për shkak të këtij ambiguiteti po kërkohet ndihmë te metaforat luftarake. Të thuash jemi në luftë me virusin, në një farë mënyre ushqen luftën e të gjithë kundër të gjithëve, ku secili është një vektor i armikut të padukshëm.
Kam bindjen se retorika e luftës me parada spektakolare autoblindash nëpër rrugë dëshmon më shumë për një pedagogji dhe didaktikë të mangët komunikimi se sa një instrument në favor të jetës. Kërkimi i ndihmës te retorikat e luftës krijon hapësirë për autoritarizëm dhe rrezikon të skualifikojë çdo lloj debati dhe mendimi të lirë, sadoqë aktualisht të tilla të drejta mund të duken luks i tepruar.
Personalisht mendoj se kemi të bëjmë me tepër me një situatë katastrofash natyrore se sa me “shpërthimin e luftës së tretë botërore”, dhe rrjedhimisht jo me një mjekësi lufte, por me një mjekësi katastrofash.
Çfarë po na bën pesimistë?: që bota do bëhet më virtuale, që mund të rritet rreziku i përshkallëzimit të krizave ekonomike, sociale, shpirtërore, të cilat nuk përjashtojnë rritjen e urisë në botë, shoqëruar me shpërngulje masive ilegale, konflikte, apo përplasje civile.
Pa harruar se mundësia e triumfit të skenarëve të mësipërm ka prirje të nxisë e nxjerrë në pah anët më të errëta të natyrës njerëzore. Historia ofron shembuj të shumtë skenaresh të tilla, që derimësot na dukeshin të largëta dhe sikur nuk kishin të bënin aspak me ne.
Çfarë na bën optimistë?! Të përpiqemi mos na shkojë kriza dëm, të përfitojmë nga mësimet që po na sjell ajo, se shpëtimi vjen nga vetja, te burimet natyrore dhe njerëzore të vendit ku jeton dhe te një qasje bashkëpunuese politike e sociale. Në një kohë kur secili vend e popull ka hallet e tija, rrethanat po tregojnë se shpëtimi kushtëzohet nga mobilizimi i energjive dhe fuqive tona në nivel individual e kombëtar.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Diçka më mirë se ç’e mendova në fillim...
Të paktën nuk kam ndjesinë e një dite të gjatë apo monotone. Frikën nga mundësia e infektimit përpiqem ta harmonizoj me punë dhe angazhime të përditëshme: përgatitja e leksioneve online, shkrimi i një skenari filmi të gjatë, ndonjë tregim i shkurtër, kafe në ballkon, shoqëruar me banjo dielli, muzikë, vrap (nuk e tregoj se ku...), lajme në tv, në fb, filma në tv apo kompjuter, shkurt nuk po më del koha…. !
Gjithsesi nuk jam i sigurtë nëse ky ekuilibër do rezistojë, të themi më shumë se një muaj nga sot.
Sa për filmat rishikoj me shumë kënaqësi “The Youth" e Sorrentinos, “8.30” e Felinit, "AntiChrist” i Lars von Trier, apo, se mezi m’u kujtua,…. “Sllogans” i Xhuvanit.
Librat ‘e afërt’ këtë kohë janë të Hainrish Bëlit, Saramagos, Kapuçinskit.
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-matteo-mandala-ngujimi-nuk-ma-ka-ndryshuar-jeten-e-perditshme-ja-kalendari-i-punes/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-kim-mehmeti-kjo-pandemi-eshte-loje-femijesh/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-virgjil-muci-kur-shkenca-jep-keshilla-per-larje-duarsh-eshte-koha-te-jemi-pesimiste/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-stefan-capaliku-covid-19-nuk-do-ta-ndryshoje-botenas-faktin-se-jemi-populli-me-fatkeq-ne-europe/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-selami-xhepa-nuk-e-kam-per-here-te-pare-iu-sugjeroj-dy-libra/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38