Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina për një deputete/ Rudina Hajdari: Iu tregoj ditët e ‘izolimit’, nga koha që i kushtoj vajzës, te mbledhjet online të Parlamentit
Deputetja e opozitës Rudina Hajdari tregoi për Politiko.al se si po e kalon karantinën për shkak të koronavirusit. Ajo shprehet se nuk e kishte menduar kurrë që një pandemi si “COVID-19” do të bënte të domosdoshmër karantinimin e gjithë globit.
Rudina Hajdari, tregon gjërat pozitive të kësaj situate, siç është koha që tashmë ka në dispozicion për t`i kushtuar vajzës së saj, ndërsa tregon se karantina nuk është një “luks” për shumë shqiptarë të cilët nuk kanë mundësi ekonomike dhe financiare.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Konceptimin e kisha mbi termin, por nuk e kam menduar asnjëherë që një pandemi e tillë, si COVID-19, do shfaqej dhe do e bënte kaq të domosdoshëm karantinimin, në këtë rast jo vetëm të një grupi njerëzish, por të të gjithë shoqërisë nëpër botë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një Nju Jork të karantinuar, por ja që po ndodh. Një realitet i ri që të bën të mendosh, të reflektosh dhe të shikosh botën me sy tjetër dhe menjëherë jemi futur në autopilot në gjendje lufte, ku kuptohet disa do ja dalin dhe disa jo, por kjo gjendje kurrsesi nuk mund të keqpërdoret nga krerët e qeverisë për të mprehur pushtetin e tyre mbi çdokënd prej nesh. Duhet që të gjithë fokusohemi te fakti që kjo luftë cënon gjënë më të shtrenjtë, shëndetin fizik por edhe atë mendor, dhe asnjë nuk duhet të përfitojë nga kjo gjendje vulnerable, por duhet që të gjithë të bashkojmë forcat për ta përballuar këtë krizë. Çdo kush prej nesh ka një rol për të luajtur dhe nëse ne bëjmë detyrat tani ashtu siç duhet dhe ashtu siç na e kërkon situata, atëherë jam e sigurt që ne do jemi krenarë për mënyrën e përballimit të situatës.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Kufizimet që kanë ardhur si pasojë e kësaj situate janë të shumta. Duke nisur që tek mundësia për të lëvizur lirisht në komunitet, për të takuar familjarët, miqtë dhe njerëzit e afërt. ‘Sa i përket punës, jemi të detyruar t'i përshtatemi metodave online, të cilat jo gjithmonë janë 100% efektive.
Pluset janë të pakta për familjet shqiptare, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët që kanë nevojë të vazhdojnë edukimin e tyre. Sot shumë familje shqiptare nuk e kanë të mundur të përballojnë të kenë një kompjuter në shtëpi apo internet në mënyrë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimet në internet. Kujtoj se familjet shqiptare po vuajnë për të siguruar nevojat më bazike, siç është ushqimi, dritat, uji apo pagesa e qerasë. Një vend si yni, ku ekonomia informale përbën gati gjysmën e ekonomisë së vendit, e bën gati të pamundur t’u sigurohet familjeve shqiptare qoftë edhe një paketë ekonomike nesër pasnesër, e cila është vonuar pamasë krahasuar me vendet e ngjashme si ne.
Shumë nga ne e kanë të mundur të qëndrojnë në shtëpi sepse duhet të sigurojnë një mënyrë për të patur një burim finaciar që të mundëson jetën e përditshme. Stresi është rritur për të gjithë dhe në këtë rast, sepse përveç shqetësimit nga rreziku i infektimit, ekziston edhe pamundësia për ta llogaritur se kur do përfundojë kjo situatë, pasi duhet të sakrifikojnë kohën e tyre, punën e tyre, qëndrimin larg të dashurve të tyre dhe shumë aspekte të tjera në mënyrë që të mos rrezikojnë veten dhe të tjerët.
Personalisht, koha e shpenzuar me familjen time dhe vajzën ka qenë gjithmonë shumë e limituar, ndaj faktin që kam qëndruar më shumë në shtëpi gjatë kësaj kohe, më ka dhënë mundësinë që të kaloj disa momente më shumë me time bijë. Ky është një aspekt pozitiv që po përjetoj dhe e ndjej që e kisha të nevojshme.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Mendoj që kjo situatë përveç dëmeve njerëzore dhe ekonomike të shkaktuara, me vete solli edhe një mesazh të rëndësishëm për njerëzimin.
Kjo situatë na solli ndërmend të kujdesemi për shëndetin tonë, për veten, për familjarët tanë. Të jemi më të ndërgjegjshëm për gjërat më të rëndësishme në jetë, duke vendosur në epiqendër të çdo gjëje kujdesin për shëndetin tonë. Na dha sinjalin se sa mirënjohës duhet të jemi për ato që kemi, pa u zvarritur pa mbarim drejt diçkaje të panevojshme dhe jo të domosdoshme.
Na kujtoi që familja, miqtë dhe njerëzit tanë më të afërt janë bekim për ne dhe duhet të jemi falenderues ndaj tyre dhe të tregojmë kujdes.
Na dha mesazhin se edhe natyra e kafshët kanë nevojë për përkujdesje dhe mirëmbajtje, dhe jo vetëm shfrytëzim të pakriter të tyre. Morëm gjithashtu mesazhin e rëndësisë së higjenës dhe disiplinës.
Mësuam se si të kthejmë sërish sytë tek mosha e tretë, prindërit, pensionistët, të pamundurit, për t'i ndihmuar e për t'u kujdesur për ta.
Mësuam se sa shumë momente gëzimi kemi humbur me familjet tona.
Duke përmendur këto, besoj dhe shpresoj që gjithkush të ketë marrë të paktën një mesazh nga e gjithë kjo situatë dhe në përfundim, shoqëria dhe qytetarët të kuptojnë rëndësinë e bashkëjetesës në harmoni me njeriun, natyrën dhe kafshët.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimiste apo optimiste?
Sa i përket pesimizmit, në këtë fazë që jemi, mendoj që vetë gjendja e shkaktuar shkakton pesimizëm, ankth e shqetësim. Pa u nisur vetëm nga frika e infektimit, pesimizmi të shoqëron edhe në vijimësi të ndryshimeve në mënyrën e jetesës, përballimi i situatës, mbulimi i kostove ushqimore, frika e humbjeve (njerëzore dhe financiare).
Optimizëm kam parë në seriozitetin që ka treguar shoqëria kundrejt kësaj situate, gadishmërinë e trupave mjekësore, infermierëve, farmacistëve, shitësve e çdo punonjës tjetër që ka ndërmarrë detyrën e tij dhe i ka dalë ballë edhe rrezikut në mënyrë që t'ju mundësojë qytetarëve shërbimet e domosdoshme. Këto kategori meritojnë respekt dhe mirënjohje pafund nga të gjithë ne.
Politiko.al
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-adi-krasta-iu-tregoj-ditet-ne-izolim-nga-kafja-e-pare-te-terheqja-ne-dhomen-e-mbretit/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38